Një Shqipërie halleplotë, e dërmuar ekonomikisht nga mbyllja dhe me një perspektivë të ngadaltë rimëkëmbjeje, nuk mund t’i shtohet arbitrariteti me të cilin pushteti godet qytetarët, – mendon politikani Arben Duka, kryetar i PAA-së, duke iu referuar spastrimit të bregdetit nga ndërtimet e paligjshme në ditët kur pritet ardhja e pushuesve.
“Ngjarjet e Velipojës, në fillim të sezonit turistik dhe me impakt negativ në ndotjen e mëtejshme të mjedisit, janë të dënueshme dhe tregojnë fytyrën e vërtetë të një pushteti të paarsyeshëm, i cili nuk mendon për qytetarët por për interesat e klientëve të tij, – nënvizon Duka. – Gazi lotsjellës në rërën e bekuar të plazheve, kur aty do të duhet të kishte pushues dhe turistë, është një tjetër rekord i turpshëm për këtë pushtet, që ka marrë hijen e pushtuesit të huaj.”