Nuk luhet shah me Maturën Shtetërore, Shahini!

0
136

Nga Elona CASLLI

Shahini, nuk pres nga ju të dini rëndësinë që ka provimi i maturës shtetërore për një individ. Që të njohësh vlerën e një procesi, fillimisht duhet të kesh të aktivizuar shqisën e përgjegjësisë. Këtë të fundit ju e keni inekzistente. Ndaj unë po ju drejtohem me mbiemër.

Shahini që luan shah me maturantët.

Shahini, matura shtetërore nuk është lojë shahu, që luhet pasditeve vonë pasi ka perënduar dielli.
Matura shtetërore shënon një pikë kyçe në jetën e çdo individi, pasi ky provim përcakton edhe profesionin e tij në jetë.

Nuk pres nga ju Shahini që të dini domethënien dhe kuptimin fjalës ” profesion” në jetë.

Që të çmosh kuptimin dhe rëndësinë e fjalës “profesion” fillimisht duhet të kesh një profesion. Për fat të keq diploma nuk është e barasvlershme me profesionin. Kemi shumë të diplomuar dhe shumë pak profesionistë. Të diplomuarit i kemi në krye të institucioneve. profesionistët gjenden jashtë tyre.

Nuk luhet shah me maturën Shahini. Të luash shah me maturën, do të thotë të të luash shah me gjithë investimin ndër vite të nxënësit dhe të familjes së tij.

Në ankth për maturën shtetërore nuk janë vetëm nxënësit Shahini. Janë edhe familjet e tyre që i kanë mbështetur gjatë gjithë kohës dhe presin t’i shohin në dyert e universitetit.

Qoftë nxënësit dhe qoftë familjarët, kur shohin seriozitetin me të cilin organizohet matura shtetërore, nuk ndihen veçse gurë shahu në lojën tuaj Shahini.

Post Scriptum- Vazhdoni lojën Shahini. Veçse ato që luani nuk janë gurë, por jetë njerëzore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here