Ajo është një ndër moderatoret më të përfolura në vend.
Dhe shpeshherë ajo akuzohet se ka bërë operacione plastike pasi “gojët e liga” thonë se ka ndryshuar shumë që nga fillimet e saj dhe e kemi fjalën për Luana Vjollcën.
‘Nuk e di si ka dal kjo histori që unë jam e bërë, e stërbërë, çdo njeri ndryshon. Më plot gojën them që nuk kam prekur asgjë në trup dhe nëse keni ndonjë për ta vërtetuar, unë jam gati”- ka thënë Luana më herët dhe vazhdon t’i qëndrojë kësaj deklarate.
Madje, ajo i ka mbyllur gojën të gjithë atyre që e akuzojnë për operacione me një foto të publikuar nga fansat e saj.
Ata kanë bashkuar foton e moderatores kur ishte e vogël dhe një foto tjetër të shkrepur së fundmi, ndërsa krahas postimit shkruajnë:
‘Hmm. Operacione shumë kjo? Bitch please, shikojeni kur ishte 8 vjeç!” Luana e ka miratuar këtë postim me një gif me fytyrën e saj, ku shfaqet duke bërë “ok” me gisht.