Përmes një statusi në Facebook ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka thotë se deputetët e opozitës parlamentare e nxorën kokën më në fund. Sipas tij, ata po zbatojnë projektin e Ramës për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore.
STATUSI I PLOTË
E nxorrën kokën më në fund! Nuk kanë hallin e listave të hapura, por merakun e projektit të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.
I mbetur vetëm, Edi Rama po përdor patericat e Ballaopozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore. Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor. Sa më fort bërtasin për lista të hapura pa koalicione, aq më shumë shfaqen në sytë e opinionit publik, si konkubina dhe shërbëtorë të regjimit kriminal të Edi Ramës, që po mundohen të mbajnë në këmbë një kufomë politike.