Humb jetën 71-vjeçari me koronavirus…

0
121

Në 71-vjeçar nga Prizreni, i infektuar me COVID-19, ka humbur jetën ditën e sotme dhe numri në total i vīktimave në Kosovë ka shkuar në 32 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare ku ka deklaruar se ai kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

ndërkohë Klinika infektive ka bërë të ditur se në spital 18 raste janë në gjendje stabile, dy raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensiv dhe dy pacientë janë në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i Plotë:

Në klinikën Infektive në QKUK, sot me 13.06.2020, janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon; 18 raste janë në gjendje stabile.12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.

Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here