Presidenti Ilir Meta e ka nisur mëngjesin sot me një kafe të këndshme në plazh, të këndshme pasi ka mësuar edhe se pronari i barit ishte një shqiptar i kthyer nga emigracioni me qëllimin për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.
“Një rastësi e bukur, – tregon Presidenti në Fb. – Pas një marshimi drejt Shën Pjetrit, zbulova një bar të mrekullueshëm “Holiday Beach”. Kënaqësi që sot ta pija kafen atje. Edhe më e mirë se në Milano, atje ku Antoleti ka punuar për një kohë të gjatë.
I lumtur kur shqiptarët rikthehen në folenë e tyre! Mbarësi “Holiday Beach” në këtë ditë të parë! Qoftë një ogur i mirë për sezonin turistik!”