Pas tre muajsh karantinë, Polonia hap kufijtë me shtetet europiane…

0
160

Pas gati tre muajsh, Polonia ka hapur kufijtë me të gjitha shtetet fqinje evropiane të shtunën.

Edhe për shtetet joevropiane janë relaksuar masat ndërsa kontrolli kufitar me Ukrainën, Rusinë dhe Bjellorusinë po vazhdon ende.

Në muajin mars, Polonia kishte mbyllur kufijtë me shtetet tjera. Qytetarët të cilët janë kthyer nga shtetet e tjera është dashur të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë. Fluturimet për në shtetet evropiane pritet të rifillojnë nga 16 qershori.

Ndërkaq, për linjat hekurudhore që lidhin shtetet evropiane ende nuk është bërë e qartë se kur pritet të rifillojnë.

Qytetarët e Rusisë e Ukrainës do të lejohen të hyjnë në Poloni vetëm nëse kanë një anëtar të familjes së ngushtë nga Polonia apo kanë leje pune. /REL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here