Është përkeqësuar situata me shpërndarjen e koronavirusit në vend, ku prej ditësh është shënuar një numër i lartë i të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 48 persona, ndërsa janë shëruar vetëm 5 pacientë.
“Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar. Por vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, njofton MSH.