Sekuestrohen 2 pallate dhe një hotel në Durrësi, pasuri e vënë me drogë dhe prostitucion

0
122

Policia e Durrësit njoftoi se në vijim të punës për sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, ka referuar në vitin 2017, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, dosjet në ngarkim të shtetasit P. T., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të hetimeve, u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për “sekuestro të pasurive” të shtetasit P.T, 51 vjeç, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “trafikimi i drogave” dhe “shfrytëzim prostitucioni”. Pasuritë e sekuestruara janë dy pallate dhe një bar hotel në lagjen nr. 13 Durrës.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 2 000 000 euro sipas çmimit të tregut.

Materialet shtesë i kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here