Ka zgjatur rreth 2 orë protesta e maturantëve të Tiranës para Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë për provimin e gjuhës dhe letërsisë që ngjalli shumë pakënaqësi e shqetësime pasi sipas tyre nuk ishte sipas udhëzimeve.
Me pankarta në duar, maturantët janë ulur në rrugën kryesore para MASR dhe kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, siç është rivlerësimi i testit dhe ulja e kufirit për notën 9 dhe 10.
Ndërkohë ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen nesër në protestë në orën 13:00 pas mbarimit të provimit të matematikës të cilin kanë deklaruar se nuk do ta bojkotojnë.