Disa raketa goditën bazën ajrore Al-Taji, e cila ndodhet në veri të kryeqytetit irakian Bagdad.
Kjo bazë ajrore strehon forca të përbashkëta përfshirë ushtarët irakian dhe amerikanë si dhe forca të tjera të huaja nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Ushtria e Irakut njofton se nuk ka viktima.
Prania e trupave amerikane në bazën ajrore e bën atë një objektiv të mundshëm për grupet militante shiite të mbështetur nga Irani pas vrasjes së komandantit të Forcës Quds, Qassem Soleimani