Kreu i PD, Lulzim Basha ka shperndare nje video ne Facebook ku shprehet se ne çdo takim dhe bashkëbisedim në qytete dhe zona rurale mbizotëron një situatë e rënduar ekonomike.
Sipas liderit të opozitës, kryeministri Edi Rama, me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike.
Postimi i plotë:
Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Në çdo takim dhe bashkëbisedim në qytete dhe zona rurale mbizotëron një situatë e rënduar ekonomike. Xhepat e shqiptarëve zbrazen ndërsa qeveria shpërblen oligarkët.
Të njëjtën situatë gjeta dhe gjatë takimit me banorë dhe sipërmarrës të vegjël të Njësisë Administrative Nr.1 në Tiranë. Ata po rrënohen nga rënia e fuqisë blerëse dhe konsumit. Xhiroja ditore e këtyre biznesve është në minimumin historik.
RAMAVIRUSI me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike, teksa zhvat taksat e tyre dhe i përdor në mënyrë korruptive për 5 oligarkë.
Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë në krah një qeveri që punon për ta dhe jo për një grusht oligarkësh. Ne do të investojmë gjithçka për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, që sjell punësim dhe rritje të të ardhurave dhe fuqisë blerëse të çdo shqiptari.
Ne do ta çlirojmë biznesin nga taksat e rritura tash 7 vjet e të cilat kanë shkuar ne xhepat e një grupi njerëzish. Për biznesin e vogël në planin tonë do të ketë një detyrim të vetëm, që do të jetë 0.5 % të xhiros vjetore. Çdo biznes do të ketë pullën tatimore dhe asnjë punonjës shteti qëndror apo bashkiak nuk do të lejohet të hyjë në biznes.