Kosovë-Shqipëri-Amerikë/ Naim Dedushaj: Si u krijua rrjeti global i bizneseve të diasporës

0
660

 

Dr. Naim Dedushaj, drejtor ekzekutiv i rrjetit Global tee bizneseve tee diasporees shqiptare ne botë, dhe një ndër themeluesit e këtij rrjeti tregon se si ka emigruar në Amerikë dhe përpjekjen për të realizuar identë e tij në bashkimin e të përbashkëtave në të tri vendet…

Intervista

 

Dedushaj a mund të na tregoni lidhjet tuaj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ç’rrethana u gjendet atje?

Lidhja ime me Ameriken filloi që kur isha fëmijë. Që në vitet e 60-ta,një pjesë e familjes time emigroi në New York,  për shkak të rrethanave tragjike  që u krijuan, pas pushkatimit të gjyshit tim Cung Tahiri DEDUSHAJ dhe xhaxhait tim Isuf Zymeri DEDUSHAJ, më 18 korrik 1951. Si pasoj e këtij regjimi  u detyruan të emigrojnë edhe  një pjesë e mirë e krahinës së Plavës dhe Gucisë, nga është origjina e familjes time. Që nga ajo kohë jam lidhur fort me Amerikën dhe me 4 dhjetor 1991 edhe unë shkova atje. Kisha njohuri për vendin nga leximet e shumta por edhe nga nga rrëfimet e familjarëve. Atje gjeta një Shqipëri tjetër, takova  burra të mëdhenj Shqiptarë, intelektualë, ish ministra, gjeneralë shqiptarë, nga të gjitha viset e Shqipërisë,  që ishin larguar në kohën e ardhjes së komunizmit në  Shqipëri.  U njoha dhe u takova me përfaqësues të  organizatave dhe  shoqatave të ndryshme që vepronin që nga koha e Nolit dhe Konicës, që në vitet 1900.

 

Si erdhi angazhimi në zyrën e Kosovës?

Angazhimi im atje ishte i menjëhershëm. Në atë periudhë kohë në Kosovë dhe në Shqipëri kishte zhvillime të vrullshme. Kosovës i ishte marrë Kushtetuta, autonomia nga regjimi i egër i Serbisë dhe në taë periudhë kohe ishtë themeluar një parti, e para mund të themi në Ballkan, Lidhja  Demokratike të Kosovës, që udhëhiqej nga një burr dhe lider  i madh, Dr. Ibrahim Rugova. Në atë kohë ishin themeluar edhe degët jashtë dhe në Neë York sapo ishte ngritur zyra përfaqësuese e LDK-së. Unë menjëherë fillova të jap kontributin tim, pasi kisha shkuar edhe me atë qëllim. Së pari u angazhova në zyrën e Neë Jorkut , e cila ishte zyra e vetme në SHBA për Kosovën dhe pastaj isha përgjegjës edhe  për regjistrimin e diasporës shqiptare që kishte parapa qeveria e Kosovës ne ekzil në atë kohë.  Udhëhoqa atë regjistrim  dhe pastaj vazhdova ta udhëheq zyrën deri ne vitin 2000, pra për  afër 10 vite. Kam qarkulluar në të gjitha zonat ku jeton diaspora apo mërgata  shqiptare. Nga Australia, Zelanda, gjithë Europa, Skandinavia e në veçanti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aty kam takuar shumë shqiptarë, të devotshëm, të cilët  kanë emigruarnga Shqipëria për t’ia larguar regjimit, ndërsa  nga Kosova apo viset e tjera nga represioni serb, që i diskriminonte në mënyrën më barbare e sidimos në vitet e 90-ta. Këto njerëz të mëdhenj më motivuan për të punuar me ta për të mbarën e vendlinjdes. Nga dhjetori i vitit 1992 deri më 2000 kam kryer një pjesë të shkollimit, por edhe kam qenë shef i Zyrës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo zyra e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse Amerika ashtu e njihte, pasi Kosova ende nuk ishte njohur si shtet i pavarur dhe ne po luftonim ta bënim atë. 10 vite duke mos u ndalur asnjëherë duke kontribuar në formën tonë të organizimit të ri për të ndihmuar vendin tonë.

 

A mund të na thoni cili ka qenë çelësi për marrëdhënien amerikano –shqiptare? Kur ka nisur lobimi shqiptar?

Lobimi shqiptar ka filluar diku nga vitet 1900, me themelimin e federatës Panshqiptare “ Vatra”, udhëhequr dhe drejtuar nga i madhi Fan Noli dhe vizionari Faik Konica, amanetët e të cilëve nuk po mund ti kryejmë ende. Ato lanë një thesar të madh atje ndaj dhe dëahira ime ishte të isha në Amerikë të nodhesha në vendin ku jepej mundësia çdo individi të tregoj atë se çfarë mundet të bëjë dhe dëshiroj për të kontribuar për vendnlindjen e vet.

Çelësi për shqiptarët ka qenë dhe do të jetë Ëashingtoni, Amerika, ku me të drejtë kjo gjë është theksuar ma së pari nga Noli dhe Konica por edhe drejtuesi legjendar Ibrahim Rugova.  Kjo gjëështë konkretizuar dy herë, kur Shqipëria u shpëtua nga zhdukja dhe në rastin e pavarësisë së Kosovës. Pra lobimi shqiptar fillon në vitet e 1900-ta kur Fan Noli dhe Faik Konica biseduan me presidentin Ëilson, që të shpëtohet Shqipëria, aq sa mund të bëhej dhe në vazhdimësi shqiptarët janë organizuar në këtë formë deri në Pavarësinë e kosovës dhe ende pas 100 viteve, punojnë, veprojnë dhe frymëzojnë shqip e punojnë për të mirën e shqiptarisë.

Unë i dalloj vitet e 90-ta si vitet e arta të shqiptarëve, vitet e arta të Kosovës, pasi në këtë kohë ra komunizmi në Shqipëri, filloi një lëvizje e re në Kosovë, për një Kosovë të pavarur të shkëputur nga Serbia. Në vitin 1986 kemi rezoluten e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, pasi në vitin 1981 kemi njëdemostratë të studentëve kosovarë e të popullatës në përgjithësi me slloganin Kosova Republikë, pra pas disa viteve në Amerikë del një rezolutë ndërsa në Shqipëri shumë  pak  diskutohej, kryesisht shihej  si çështje dite dhe nuk punohej seriozisht. Kjo rezolutë u paraqit nga një kongresmen, i cili ishte me prejardhje shqiptare Jo diOGuardi , mjaft i njohur, i cili më pas themeloi Ligën qytetare Amerikono- Shqiptare. Nuk jua paraqita rastësisht rezolutën e vitit 1986. Duhet të përmend vizitën e kongresistëve Tom Lantos dhe DioGuardi në vitin 1990 në Kosovëdhe pastaj nga Kosova në Shqipëri. Ishte delegacioni i parë i një kongresmeni që viziton Shqipërinë pas një diktature të rëndë. Në vitet e 90-ta,ishte periudha kur Kosova kishte humbur shpresat dhe ishte shumë e lënduar, pasi i ishte marrë e drejta e Vetvendosjes, 100 mijë vetë ishte numri i të larguarve nga puna, ishin mbydhur shkollat, spitalet, mediat, pra thuajse çdo gjë ishte e mbydhur për shqiptarët e Kosovës. Lobi shqiptaro-amerikan, dërgon një mesazh shumë të fuqishëm në Senat dhe menjëherë kemi mbërritjen e Kryetarit të Senatit Amerikan,  Bob Doll së bashku me pesë senatorë amerikanë në  Kosovë së bashku me ambasadorin e Amerikës në Beograd,  Ëarren Zimmermann. Në atë periudhë kohe isha në Prishtinë kur mbërriti aeroplani amerikanë se bashku me ambasdorët. Kjo ishte shpresë e madhe për shqiptarët e  Kosovarësdhe gjithë shqiptarët në përgjithësi.

Në aeroport, udhëheqësit serbë, në këtë takim i paraqiten një realitet krejt ndryshe kur thanë se Kosovarët i kanë të drejtat e barabarta me serbët e me të tjerët. Senatori Doll tha se ne do të takohemi pasi ta vizitojmë Kosovën, por një gjë kuptojeni se;” Kosovën nuk mund ta shkelni dhe pushtoni”, ne kemi ardhur për të parë se çfarë ndodh në Kosovë dhe pastaj t’i raportojmë Senatit Amerikan. Rrugës nga aeroporti deri në hotel Grand, senatori Bob Dole, sheh shumë policinë serbë që po rrihnin dhe keqtrajtonin djem të rinj dhe  vajza të reja. Para hotel Grandit në Prishtinë ishin me mijëra shqiptarë duke pritur delegacionin amerikan si një shpresë. Pasi senatori Doll vizitoi Kosovën, kthehet në Senatin Amerikan dhe raporton atje se; në Kosovë shkelen të drejtat e shqiptarëve. Të njëjtën gjë bën edhe kongresisiti Tom Lantos, i cili raportoi në Kongres se në Kosovë shtypen shqiptarët dhe ato nuk kanë të drejta e janë të pushtuar nga regjimi i Millosheviçit. Të njëjtën gjë ky kongresist thotë edhe për Shqipërinë. Pas kësaj vijojnë rezolutat e njëpasnjëshme. Vlerësosjmë edhe vitin 1992 kur presidenti Xhorxh Bush, i tërheq vijën e kuqe serbisë kur thotë se; Kosova nuk guyxon të preket. Kjo pati një rëndësi shumë të madhe për ne në atë periudhë pasi një president i një shteti të fuqishëm i tërheq vëmendjen një shteti didktatorial që bëntë çmos ta gjunjëzonte popullin shqiptar.

 

Cili ka qenë kontributi i i zyrës për njohjen e situatës së  Kosovës nga të gjithë Kongresistët Amerikanë.

Në periudhën kur unë shkova në Amerikë, shumë pak senator ishin të informuar për çështjen shqiptare. Pas 10 viteve pune me  aktivitet të gjerë  ditor, me një punë deri në 24 orë, me  javë pune të pandërpera arritëm të bëjmë miq diku rreth 400 kongresmenë amerikanë dhe tërë senatin, demokratë dhe republikanë. Kjo është një punë shumë e madhe e papërshkrueshme dhe e paharrueshme.

 

Lobimi shqiptar ishte forma e përdorur nga zyra?

Gjatë kohës së themelimit të zyrës atje, rreth Lidhjes demokratike ishin bashkuar të gjitha organizatat dhe shoqatat, përfaqësuesit e besimeve të ndryshme, të gjitha së bashku për një qëllim, që Kosovën ta shpëtonin nga Serbia dhe të njihej si shtet i pavarur. Është një kontribut i të gjithëve aty. Ne kishim në planin tonë takimet me kongresmenët çdo javë e shpeshherë edhe disa herë në javë, duke ju treguar se çfarë po ndodh në Kosovë. Çdo ngjarje që ndodhte në Kosovë brenda dite u informonte Kongresi, Senati, ambasadat, Kombet e bashkuara dhe në të njëjtën kohë edhe në Shqipëri, pasi edhe atje ishte një situatë tejet e vështirë. Pra sensibilizimi i çështjes shqiptare organizohej në baza ditore. Organizonim mjaft protesta, demostrata para Kombeve të Bashkuara në Neë York e njëkohësisht para Shtëpisë së Bardhë në Ëashington DC apo dhe para Kongresit dhe Senatit Amerikan. Është bërë një punë e madhe edhe për të vënë në lëvizje mediat amerikane, që të sensibiloheshin për Kosovën dhe ta paraqisnin situatën siç ndodhte atje. Kemi shpenzuar miliona për të informuar opinionin amerikan, Kongresin dhe Senatin, Shtëpinë e Bardhë, Presidentët Bush dhe Klinton dhe të tjerët përmes Neë York Times, gazetës prestigjioze amerikane. Pjesa më e madhe artikujve duhej të paguheshin pasi ne nuk kishim ndonjë mik të madh që ta na përkrahte prandaj është dashur që të mobilizoheshim që këto të mira për vendin tonë, këto kërkesa për vendin tonë ti paraqesim edhe në mediat amerikane. Paramendoni që Neë York Times në atë kohë  e lexonin afërsisht  deri në 3 milion vetë në ditë e sot ndoshta edhe më shumë. Edhe pse një artikull kushtonte diku tek 100 mijë dollarë, shuma ia vlente sepse arrinim të sensibilizonim çështjen e Kosovës. Një sukses që ndodhi i pari për Kosovën dhe për Shqipërinë ishte hapja e zyrës informative Amerikane në Prishtinë në korrik të  vitit 1996.

Isha pjesë e këtij delegacioni, erdha me kongresisitin Eliot Engel dhe nga ajo zyrë sot kemi ambasadën ma të madhe në Ballkan. Prishtina tani është sikur bazë kryesore e Ballkanit për Amerikën.

 

Po ideja e hapjes, themelimit të rrjetit global të biznesit të disaporës si lindi, si erdhi?

IDEA për hapjen e këtij rrjeti më ka ardhur në Amerikë. Një nga qëllimet e themelimit të Rrjetit të Bizneseve të Diaspores Shqiptare është të fuqizojë aktorët ekonomike shqiptar në tregjet botërore duke përfshirë edhe viset shqiptare.

Ky rrjet global është themeluar së pari  për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të zonave të banuara me shqiptar dhe në anen tjetër për të përfituar nga këto tregje në zhvillim, ku shpenzimet operative janë ende relativisht të ulëta dhe mundesitë e biznesit janë të bollshme .

-Qëllimi i krijimit të RRBDSH, është ngritja cilësore e nivelit të realizimit të  biznesit  midis bizneseve shqiptare, duke krijuar mundësi praktike të komunikimit intensiv midis tyre në nivel ndërkontinental.

Ky rrjet, shërben si urë e fortë lidhese mes bizneseve shqiptare në Mërgate me vendin, pra ndikon në thjeshtëzimin e komunikimit përmes krijimit të një adrese të vetme; sjell sinergji dhe në këtë mënyrë përbën një mekanizem për fuqizimin e rolit të tyre në vendin ku ata veprojnë. Me pak fjale; rrjeti i bizneseve ndikon në zhvillimin e bizneseve shqiptare brenda vendeve ku ato veprojnë dhe njëkohësisht përbën një partner serioz, të unifikuar, në zhvillimin ekonomik të vendit tonë të përbashkët.

 

RRBDSH është rrjet biznesor mbarëshqiptar i pavarur?

Po, Rrjeti është ngritur dhe funksionon  në 25 vende të Botës në  katër  kontinente, ku mërgata shqiptare bën pjesë në numër të konsiderueshëm. Rrjeti Global i Bizneseve pwr Diasporwn shqiptare ka strukturwn e vet dhe udhwhiqet nga z. Nazar Mehmeti –President; z. Elmi Berisha, kryetar pwr SHBA; z. Artan Llabjani, kryetar pwr Evropwn; z. Ismet Smajli, sekretar Gjeneral; z.Naim Dedushaj, Drejtor ekzekutiv, CEO. Të gjithë  kryetaret e rrjeteve në botë bëjnë pjesë në kryesinë e rrjetit. Rrjeti ka zyren qendrore Nju Jork dhe Prishtinë për Viset shqiptare. Rrjeti ka Statutin, Logon, uebfaqen dhe strategjinë 5 vjeçare të veprimit. Rrjeti Global është i rregjistruar ne Nju Jork, SHBA dhe rrjetet janë të regjistruara në çdo shtet që ato veprojnë.

Në vitin 2016, organizoi “Forumin e parë ekonomik të diaspores shqiptare” në Nju Jork, SHBA, ku ishin prezent mbi 1000 biznese. Në vitin 2017, organizoi “Forumin e dytë ekonomik të diaspores shqiptare” në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, ku ishin mbi 1200 afarist shqiptar nga të gjitha viset shqiptare dhe diaspora.

-Rrjeti mban takime disa here  në çdo vit në diaspore dhe në viset shqiptare.

– Ky rrjet, ka bashkuar me qindra përfaqësues të  bizneseve  në diasporë.

– Vlerësojmë si sukses bashkimin për herë të parë të  forcës  blerëse të përbashket në diaspore, ku bizneset shqiptare si grup i përbashkët blejnë mallin bashkë me çmime shumë të ulëta;  Bëjnë biznes bashkë, shkëmbejnë punë bashkë, i japin punë njëri- tjetrit , pra paraja shkëmbehet në mes shqiptarëve. Shqiptarët bëhen përfitues  nëpërmjet kësaj metode e cila nuk kishte funskionuar asnjëherë më parë. Rjeti, pra bizneset anëtare të saj kanë bërë shumë investime në Kosovë, Shqipëri dhe viset shqiptare. Rrjeti ka ndihmuar në eksportin e produkteve shqiptare në diasporë.

Rrjeti ka mundësuar prezantimin e shumë produkteve që prodhohen nga viset shqiptare në vendet ku jeton mërgata shqiptare. Rrjeti ka ndihmuar në shkollimin e studenteve shqiptarë.

-Rrjeti ka ndihmuar viset shqiptare të prekura nga fatkeqësitë natyrore.

-Rrjeti ka bere Lobim për Kosovën, Shqipërinë dhe viset shqiptare në Uashington dhe në shtete të tjera të Europës dhe Australi si ka përkrahur studiues në botime të ndryshme si libra, artikuj në gazeta të huaja dhe mediave të  tjera në botë.  Rrjeti do luaj një rol kyç në të ardhmen për zhvillimin ekonomik të viseve tona, do ndihmoj në Lobim per ardhmërinë e tyre, do ndihmoj në të gjitha çeshtjet që do kenë nevoje dhe do jetë përherë dera e parë për çeshtjet themelore .

Intervistoi: L.M

 

 

Box gri

 

 

Biografi

 

Dr. Naim Dedushaj është drejtor ekzekutiv i rrjetit global te bizneseve të diasporës shqiptare.

Mbi 25 vite aktive në shërbim të diasporës shqiptare anembanë botës e kryesisht asaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1999, rikthehet në Kosovë për të dhënë kontribut në  rindërtimin e  vendit, në ndërtimin e institucioneve  të para në historinë e re të Kosovës.  Kontribuon në themelimin e Ministrinë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe pastaj emërohet Sekretar i Përhershëm i kësaj Ministrie duke vijuar me funksionin e  Shefit  të  Zyrës për Çështjet Jo-rezidente ne Kryeministrinë e Kosovës. Emri i Dr Dedushaj është i lidhur ngushtë me Ministrinë e Diasporës, të cilën e themeloi dhe e drejtoi me pasion dhe vullnet për disa vite me radhë. Naim Dedushaj,  kreu studimet e doktoratës me 16 Dhjetor 2013, ku mbrojti tezën “Diaspora shqiptare dhe rrugëtimi i saj ndër mote.”  Z. Dedushaj është shtetas i Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jeton ne Nju Jork dhe Prishtine ku ne keto dy vende udheheq zyret e RRBDSH Globale. Që nga viti 2013 është  ideator dhe themelues i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare qe funksionon në 25 vende të botës, me mbi 10,000 biznese anëtare. z. Naim Dedushaj, rrjedh nga një familje atdhetare dhe intelektuale me origjinë nga Vuthajt , krahina shqiptare e Plave e Gucisë.  Gjyshi dhe xhaxhai i tij, janë Hero të Kombit të shpallur nga Presidenti i Shqipërisë në atë periudhë, prof.dr. Sali Berisha.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here