Është publikuar “ajsbergu që fundosi Titanikun”, katastrofa historike mori më shumë se 1500 jetë njerëzish.
Fotoja bardhezi është shkrepur rastësisht dy ditë para se të ndodhte fundosja nga kapiteni i një anijeje tjetër që po kalonte Atlantikun.
Kapiteni në fjalë i cili ka shërbyer në bordin e SS Etonian, kishte pasion fotografinë dhe arriti që të shkrepte një foto të ajsbergut gjigant me aparatin e tij fotografik.
Po ashtu, ai la një shënim në atë foto me koordinatat gjeografike të vendit të cilat ishin pothuajse të njëjtat me ato ku Titaniku u përplas me një ajsberg 40 orë më vonë dhe u fundos në fund të detit.
Pasi arriti në New York, Wood e lau fotografinë dhe ia dërgoi stërgjyshes së tij bashkë me një letër në të cilën ai shkruante se ky është ajsbergu që fundosi Titanikun.
Titaniku u përplas me ajsbergun rreth orës 10.20 pm më 14 prill të vitit 1912 dhe u fundos në det tre orë më vonë.