Grupi Parlamentar PPE ka dorëzuar sot një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor e cila miratohet këtë javë në plenaren e Parlamentit Europian, ku thuhet se ”Shqipëria të përmbushë 15 kushtet para Konferencës Ndërqeveritare”.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Këshilltari ekonomik pranë CDU-së, parti qeverisëse në Gjermani, Martin Henze, i është përgjigjur një statusi në Twitter të ambasadorit të BE-së në vendin tonë.
Teksa Soreca i ka bërë reklamë ndihmës së BE për Shqipërinë në lidhje me pandeminë e Covid-19, Henze thotë se është koha që të merren me 15 kushtet e PPE-së, pasi për të, qeveria në këto 5 muaj nuk bëri asgjë për pandeminë e Covid-19. Nga ana tjetër, Këshilltari ekonomik pranë CDU-së, thotë se qeveria ka përdorur veç tanke dhe makina policie kundër popullit.
Në fund të postimit, Henze ka publikuar një video të Ramës kur thotë se nuk ka 15 kushte por që e vërteta është ndryshe që ajo që thotë kreu i qeverisë.
EU in Albania@EUinAlbaniaEU Amb.@LSorecaEU delivered today to theMinister of Health @GManastirliu the second part of EU’s assistance toto fight #COVID19:
5 fully equipped ambulances
15 portable mechanical ventilators
more than 1100 units of specialised medical equipment to treat severe cases.