Një 86-vjeçare nga Peshtani i Cakranit në Fier është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë në orët e para të mëngjesit pasi ka rezultuar pozitive me Covid 19.
Gruaja e moshuar është paraqitur në spitalin e Fierit ku i është marrë edhe tamponi, i cili ka rezultuar pozitiv.
E moshuara është paraqitur me komplikacione shëndetësore dhe shenja të virurist, çka ka detyruar mjekët të marrin tampon.
Pas daljes së rezultatit e moshuara, nën masa të forta sigurie është nisur drejt Tiranës ku mësohet se ka mbërritur rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Nga hetime të rastit, paraprakisht është mësuar se e moshuara ka qenë për vizitë tek nipi i saj në Tiranë, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid 19./BW