Deputeti Lefter Maliqi shprehet se përdorimi, joshja, përçarja e opozitës parlamentare, është turpi më i madh për demokracinë në vend.
Maliqi, në një postim në FB, shpërndan një kronikë televizive, lidhur me deklaratat e tij për opozitën parlamentare në kohën kur parlamenti vononte për rezolutën e PS për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
“Realitet i hidhur, përdorimi, joshja, përçarja e opozitës parlamentare është turpi më i madh për demokracinë në vend. Tempulli i Demokracisë ka rënë”, shkruan Maliqi në komentin krahas kronikës.
Së fundmi, deputeti ka artikuluar se opozita parlamentare po vihet sërish në shërbim të mazhorancës teksa këtë herë ‘patatja e nxehtë’ është Reformën Zgjedhore.