Rastësi apo inskenim?! Pse në vendet ku pushteti po dridhet, të prekurit me koronavirus po rriten frikshëm?

0
158

Tre shtete që aktualisht kanë probleme të forta me ligjin, demokracinë dhe zgjedhjet po hasin një valë të fortë të rritjes së shifrave të të prekurve me koronavirus. Kështu, prej javësh tashmë, në vendet ku pandemia pati shpërthimet më të forta, si Itali, Francë, Spanjë e Britani, po shënohen ulje drastike të shifrave të të prekurve me Covid-19.

Por për çudi e kundërta po ndodh me tri shtete në Rajonin tonë. Përkatësisht Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova që nga nisja e muajit Qershor kanë shënuar shifra rekord për shtet përkatëse krahasuar me kohën kur pandemia ishte në kulm. Kështu në Kosovë u shënuan 129 raste të reja me koronavirus, në Shqipëri 82 raste e ndërsa në Maqedoninë e Veriut 134 raste të reja.

Kjo e gjitha ndoshta mund të jetë një rastësi dhe gjithçka po vjen si pasojë e hapjes pas pandemisë dhe mos zbatimit të regullave nga qytetarët.  Por nga ana tjetër nuk mund të mos vëmë re se kjo siututë alerte, ku qeveria merr rolin e “të gjithëpushtetshmit” i intereson pa masë të trija qeverive.

Kështu në Shqipëri, kryeministri Rama po gëzon gjithnjë e më pak mbështetje nga qytetarët. Sondazhet, edhe ato që PS bën vetë, e nxjerrin humbës . Edhe makinacionet që po mundohet të vërë në veprim me reformën zgjedhore për të sabotuar marrëveshjen në Këshillin Politik, po hasin në kundërshtinë e fortë të SHBA e BE. Nisur nga kjo, Rama mundësinë më të mirë për të rifituar sadopak pushtet e ka duke shtyrë gjendjen e jashtëzkonshme, me synim  shtyrjen e zgjedhjeve. Kjo do ti mundësonte mbajtjen e popullit nën kontroll dhe heqjen e mundësisë së opozitës për takime me qytetarët.

Ndërkohë edhe në Kosovë gjendja nuk është më e mirë sa i takon demokracisë. Një qeveri e votuar nga populli u rrëzua me makinacione djallëzore, duke i dhënë mundësi një tjetër qeverie të jetë në pushte. Një qeverie që nuk është e votuar për të qeverisur. Dhe frika nga protestat që po vijnë në rritje në Kosovës mund të jetë një arsye që qeverisë dhe kryeministri Abdullah Hoti ti interesojë gjendja e vazhdueshme e pandemisë.

E njëjta situatë shfaqet edhe në Maqedoninë e Veriut.  Nga shkaku i pandemisë së koronavirusit, në Maqedoninë e Veriut zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara fillimisht për më 12 prill u shtynë vazhdimisht dhe tani janë programuar në 15 korrik. Këto muaj shtesë, nën efektin e qeverisë së rreptë, i shërbyen jo pak LSDM-së së Zaev për të forcuar pozitat, të cilat në fillimvit sipas sondazheve ishin tronditur .

E megjithatë sa më sipër mbeten vetëm dyshime e ndërsa ajo që vlen të theksohet në gjithë këtë diskutim është se sa detyra kryesore e qytetarëve në gjithë këtë çështje mbetet: distancimi fizik dhe njëkohësisht ruajtja e vlerave të demokracisë që përditë e më shumë po shkelen nga liderët autoritarë.

 

*STANDARD.AL

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here