Shkencëtarët në Britaninë e Madhe zbulojnë ilaçin që shpëton jetë në luftën kundër koronavirusit

0
126

Një ilaç steroid i quajtur ‘Dexamethasone’ zvogëlon me 30% rastet e vdekshmërisë nga koronavirus. Sipas ekspertëve në Britaninë e Madhe trajtimi me një dozë të vogël të steroidit është një zbulim tepër i rëndësishëm në luftën kundër Covid-19.

Ai ul me 30% rrezikun e vdekjes te pacientët që kanë nevojë për respiratorë. Ndërsa për të intubuarit, rreziku ulet me 20%. Sipas BBC, ilaçi është pjesë e një testimi masiv, më të madhit në botë, që po kryhet për të gjetur kurën ndaj koronavirusit.

Steroidi parandalon lëshimin e substancave në trup që shkaktojnë inflamacion, një ndër simptomat e koronavirusit që sjell vështirësimin e frymëmarrjes.

Profesori Martin Landray, autori kryesor i studimit, tha se deksametazoni mund të kishte shpëtuar rreth 5,000 jetë në qoftë se do të përdorej gjatë gjithë krizës në Mbretërinë e Bashkuar.

Kërkuesit vlerësojnë që nëse ilaçi do të ishte përdorur që në fillim të pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar, do të mund të ishin shpëtuar shumë jetë njerëzish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here