Ka shkuar në 28 numri i të prekurve nga koronavirusi në Vlorë, me një rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit.
Sipas ISHP-së, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar shtatë raste të reja, të cilat janë kryesisht në lagjen “Partizani” të qytetit.
ISHP është duke hetuar në lidhje me mënyrën se si janë duke u infektuar rastet e reja me koronavirus në qytet.
Gjatë 24 orëve të fundit ISHP konfirmoi 82 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1 672 numrin total të të prekurve që prej fillimit të Pandemisë.