Gjoba absurde në Durrës/ Malaj: Boll më me gjueti shtrigash…

0
156

Grupe të mëdha inspektimesh nga disa agjenci shtetërore po vendosin gjoba absurde prej miliona lekësh ndaj bizneseve në Durrës. Në mënyrë selektive disa bare, hotele dhe restorante po gjobiten duke rënduar kështu edhe më shumë situatën ekonomike në Durrës, qyteti i dëmtuar më shumë ekonomikisht gjatë muajve të fundit.

Ndaj kësaj situate ka reaguar edhe ish-deputetja e LSI-së për Durrësin, Nora Malaj e cila shprehet se Durrësi dhe biznesi familjarë durrësak nuk meritojnë të trajtohet me forma policeske, pasi është qyteti që po jeton dramën më të madhe sociale dhe financiare.

”Në vend që biznesi i Durrësit, operatorët turistikë, familjet që mbahen nga sezoni veror, të mbështeten e të mund të mbijetojnë, ato ndëshkohen rëndë edhe në këtë situatë të vështirë ekonomike të shkaktuar edhe për shkak të pandemisë. Turizmi dhe ekonomia në Durrës janë në gjendje të mjerueshme. Duhet mbështetje, bashkëpunim, dhe nxitje dhe jo gjobëvënie, terror, intimidim duke çuar drejt falimentimit bizneset dhe sipërmarrësit e ndershëm të cilat sot, më shumë sesa kurrë kanë në nevojë për mbështetje”.

Reagimi i plotë

“Boll më me gjueti shtrigash!

Gjoba miliona lekësh ndaj bizneseve të vogla në Durrës. Grupe të mëdha inspektorësh me qëllim intimidimi, me urdhra selektivë nga lart po gjobisin baret, restorantet, hotelet, dhe bizneset e vogla, me pretekste qesharake.
Në vend që biznesi i Durrësit, operatorët turistikë, familjet që mbahen nga sezoni veror, të mbështeten e të mund të mbijetojnë, ato ndëshkohen rëndë edhe në këtë situatë të vështirë ekonomike të shkaktuar edhe për shkak të pandemisë.

Turizmi dhe ekonomia në Durrës janë në gjendje të mjerueshme. Duhet mbështetje, bashkëpunim, dhe nxitje dhe jo gjobëvënie, terror, intimidim duke çuar drejt falimentimit bizneset dhe sipërmarrësit e ndershëm të cilat sot, më shumë sesa kurrë kanë në nevojë për mbështetje.

Ndaleni këtë dhunë ndaj sipërmarrësve dhe familjeve durrsake që po luftojnë për mbijetesë. Durrësit i nevojitet siguri dhe mbështetje. Pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë mos veproni si fatkeqësia e radhës por lejoni njerëzit e ndershëm e punëtorë të sigurojnë për familjet e tyre, të punësuarit, dhe të ngrenë ekonominë e Durrësit, qytetit me kaq shumë mundësi e bukuri por që sot është i braktisur dhe i vuajtur më shumë se sa kurrë.

Durrësi dhe biznesi familjarë durresak nuk meriton të trajtohet me forma policeske, pasi është qyteti që po jeton dramën me te madhe , natyrore, sociale dhe financiare. Boll më me gjueti shtrigash!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here