Hoxha: Reformë në botën e krimit, kush po e merr në dorë drejtimin e bandave

0
164

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ngjarjet e fundit kriminale që po ndodhin në vend janë shqetësuese dhe duhet të marrin vëmendjen që meritojnë.

I ftuar në emisionin “Opinion” ai i krahasoi vrasjet e fundit në vend me një reformë që po ndodh në botën e krimit.  Gazetari tha se prej një viti e gjysmë disa të rinj po marrin drejtimin e grupeve kriminale kryesore në vend.

“Jemi në një fazë që nga një anë e kemi mendjen tek reforma në drejtësi ndërsa nga ana tjetër në botën e krimit po ndodh reforma e vërtetë në drejtësi. Vettingu i tyre është kallashnikovi. Ka një vit e gjysmë që po ndodh një ndryshim rrënjësor në botën e krimit. Janë disa të rinj që po marrin drejtimin e grupeve që kanë dominuar gjatë këtyre viteve dhe kjo po ndodh nga Vlora deri në Shkodër.”, deklaroi Artan Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here