Më 27 qershor, përfaqësues të dy qeverive, Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashingtaon me ftesë të Richard Grenell, për të rinisur dialogun.
Në një intervistë për ”RTV Ora”, avokati Spartak Ngjela, tha se nëse aty do të firmoset ndërrimi i territoreve, në Kosovë do të nisë lufta e Vlorës.
Spartak Ngjela: ”Shenjat janë që kufiri i Kosovës nuk ndërrohet. Çfarë ndodhi atje? Atje u sensibilizua opinioni publik për marrëveshjet e fshehta që kishin bërë ata. Uashingtoni lart nuk kishte folur fare. Pse? Nuk mund të fliste presidenti amerkian sepse është shtet i pavarur, ka njohur pavarësinë. Këta vazhduan, kartat iu kapën, i denoncuan ata interlekoturët. Opinioni publik në Kosovë është në një gjendje alarmi. Është në një gjendje të alarmi të tillë që në rast se atje, njëri nga këta kryeministrat firmos ndërrimin e territoreve atje nis ”Lufta e Vlorës”. Nëse ai skenar bëhet, atëherë kemi luftën e Vlorës.”