Rëndohet situata në spitalin Infektiv/ Ndërrojne jetë dy pacientë nga koronavirusi

0
147

Dy pacientë me koronavirus të cilët po merrnin trajtim mjekësor në Spitalin Infektiv kanë ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e cila njofton se pacientët e moshave 67 vjeç dhe 73-vjeçe vuanin nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Bashkë me ta shkon në 41 numri i vikitimave nga koronavirusi në vendin tonë.

“Gjatë orëve të fundit një pacient 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pavarësisht perpjekjeve të stafit mjekësor.

Pas nje rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik. 67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer. Më herët, po në spitalin infektiv ndërroi jetë nga COVID19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë. Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjecarja nuk mundi të mbijetojë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here