“Zhvatja”, ish-prokurorja speciale Katica Janeva dënohet me shtatë vite burg

0
151

Ish-Prokurorja e Prokurorisë Speciale në Maqedoninë e Veriut Katica Janeva është dënuar me shtatë vite burg për çështjen “Zhvatja”.

Pas disa seancave maratonë, gjykata vendosi këtë të enjte dënimin me nëntë vjet heqje lirie edhe për bashkëpunëtorin e saj Bojan Jovanovski i njohur si Boki13, pronar i një televizioni në Maqedoninë e Veriut.

Vitin e kaluar, gazeta italiane “La Verita” publikoi një video ku shihej se si Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski dilnin nga shtëpia e biznesmenit Orce Kamçev, me një valixhe të mbushur me para.

Shuma ishte marrë në këmbim te një premtimi për të ndërhyrë në prokurorinë speciale për të mbyllur çështjen e njohur me emrin “Perandoria” dhe për të liruar biznesmenin Jordan Kamcev nga paraburgimi.

Ish-prokurorja speciale i kishte premtuar biznesmenit ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në arrest shtëpiak.

Pas publikimit të këtij skandali, Katica Janeva dha dorëheqjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here