Berisha nxjerr videon: Ja si mashtron Edi Rama për 15 kushtet e BE-së

0
137

Kryeministri Edi Rama këmbëngulte në qëndrimin e shprehur për herë të parë më 10 qershor se për hapjen formale të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nuk janë 15 kushte.

Por një ditë pas amendamentin të votuar në Parlamentin Europian, i cili ritheksonte 15 kushtet , ish kryeministri Sali Berisha risjell në kujtesë deklaratën e kreut të qeverisë duke e etiketuar si gënjeshtar përballë qytetarëve shqiptarë.
“Dëgjojeni si gënjen pafytyrësisht qytetarët shqiptarë. ps: për ata që ndofta nuk e dinë, sygjeroj të ndjekin videon para kësaj: Raportim direkt nga Parlamenti Europian”, shkruan mbi videon e publikuar ish kryeministri Berisha.
Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime Parlamenti Europian miratoi mbrëmjen e djeshme amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me tekst: “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here