COVID-19/ E moshuara në Korçë pozitive, ja ku dyshohet se është infektuar…

0
204

Ndërkohë një tjetër rast është zbuluar me COVID-19 në Korçë, ku ka rezultuar e infektuar një e moshuar. Burimet thonë se e moshuara dyshohet të jetë infektuar në Tirane atje ku ka qenë e shtruar disa ditë. Ndërkohe testit iu janë nënshtruar edhe familjarëve.

Kujtojmë se dje janë konfirmuar 66 raste të reja me Covid 19 në vendin tonë, duke e çuar numrin total të rasteve në 1788. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.

Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here