Fuga: Duhet t’i nxjerrim ujin e zi testit idiot, Shahini të kërkojë falje…

0
147

Pasi ministrja e Arsimit, Besa Shahini sulmoi pedagogët që kanë kritikuar testin e Maturës Shtetërore, reagoi akademiku Artan Fuga. Sipas tij, është mision dhe detyrë patriotike që të denoncohet ai test idiot.

“Pa i nxjerrë ujin e zi testit idiot të maturës shtetërore në gjuhë dhe letërsi,

 

-pa arritur që ministrja e Arsimit t’u kërkojë falje publike maturantëve, rinisë shqiptare, prindërve, të gjithë shoqërisë,

pa dalë përgjegjësit dhe të mbajnë përgjegjësi ata,

-pa u nxjerrë shkaku ose shkaqet e kësaj gjendje të paprecedentë në historinë e Shqipërisë, të këtij skandali ku nxënësit u detyruan të dalin në rrugë dhe të përballen me policinë për t’i dhënë sistemit arsimor : ju jeni ngelësa!,

-pa marrë vendimin e drejtë për pasojat në pikë të këtij testi,

unë, sa më takon për detyrë, do të vazhdoj ta kryej detyrën time për ta diskredituar në publik atë test, që në vend të ishte një akt solemn maturimi i të rinjve, u kthye në një tallje me ta!

Mos i kthehemi më kësaj çështjeje! Është mision dhe detyrë patriotike!” shkruan Fuga.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here