Ish-ministrja e LSI, Klajda Gjosha, në një intervistë me skype për Ora News thotë se mazhoranca do ta ketë të vështirë të pranojë që Presidenti kishte të drejtë në këtë çështje.
Gjosha: Mazhoranca do ta ketë të vështirë të pranojë që Presidenti ka të drejtë. Por vjen nga një institucion që është një institucion nga më të njohura të së drejtës. Venecia do të duhet dëgjuar dhe do të duhet vepruar në mënyrën më të shpejtë të mundshme për të ngritur një gjykatë. Është e paprecedentë që një qeveri po mbyll mandatin pa pasur një strukturë ku do të duhet japë llogari për të gjitha shkeljet kushtetuese që ka bërë në këto vite.
Në pikën 98 të këtij raporti, që Ora News e ka siguruar thuhet se: “Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë.
Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ratio legis i mekanizmit zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Si pasojë, do të duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin – përndryshe automatik – të mekanizmit zhbllokues. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht”.