Kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillon nje takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Takimi po zhvillohet në rezidencës e ambasadores në Rrugën e Elbasanit.
Ende nuk ka asnjë njoftim nga selia blu apo ambasada amerikane lidhur me temat që po diskutohen.
Edhe pse më 5 qershor palët arritën një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ende nuk ka një përcaktim të saktë të saj të përkthyer në amendamente ligjore, pasi KQZ vijon të jetë problemi që mban peng këtë reformë. PS dhe PD nuk po bien dakord për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, edhe pse në takimin e fundit u dukur sikur palët ishim më optimiste për arritjen e një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës.
Takimi i Lulzim Bashës me ambasadoren Yuri Kim vjen një ditë pasi kryeministri Rama tha se mund të grisë marrëveshjen.