Është árrestuar ministri i shëndetësisë në Zimbabve Obadiah Moyo, i cili akuzohet për aferë të paligjshme me shqiptarin Ilir Dedja.
Sipas mediave vendase, ministri në Zimbabve i dha tenderin 60 milionë euro kompanisë së Ilir Dedjas, biznesmenit shqiptar që dyshohet se fshihet pas aferës me incerenatorët në vendin tonë.
Sipas prokurorisë në Zimbabve, tenderi 60 mln euro ishte pa garë dhe u fitua nga një kompani fantazëm. Kompania e Ilir Dedjës do furnizonte kompaninë shtetërore farmaceutike me medikamente kundër Covid 19.
Në Zimbabve, më herët u árrestuan dhe tre adminisrtraorët e shoqërisë farmaceutike, ndërkohë që Ilir Dedja nën hetim edhe në Hungari për pastrim parash. Biznesmeni shqiptar dyshohet se transferoi disa miliona dollarë në një kompani ofshore.
Si u zbulua afera që çoi në pranga ministrin:
Qeveria e Zimbabves urdhëroi fillimisht anulimin e një tenderi 60 milionë USD që agjencia shtetërore shëndetësore, “Natpharm” kishte lidhur me kompaninë “Drax International” të biznesmenit shqiptar, Ilir Dedja, nën dyshime për aferë korruptive.
Skandali, i cili po zhvillohet prej dy muajsh në vendin afrikan, zbulon për herë të parë edhe fytyrën e “njeriut-hije” të inceneratorëve në Shqipëri, Klodian (alias Mirel) Mërtiri.
Mërtiri, i cili deri tani njihej vetëm si emër që qëndron pas inceneratorëve në pronësi formale të Klodian Zotos, është paraqitur në Zimbabve me emrin Ilir Dedja.
Agjencia e lajmeve “Zimlive”, e cila ka raportuar më herët për skandalin e tenderit të ilaçeve, ka publikuar një foto të zyrtarëve të lartë të atij vendi, me biznesmenin shqiptar Ilir Dedja (Klodian Mërtiri) dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Në shkrimin e “Zimlive”, Ilir Dedja raportohet si biznesmen shqiptaro-italian, pronar i kompanisë “Drax International”, e njohur edhe me emrin tregtar “Drax Consult SAGL”.
Kush është Ilir Dedja (Klodian-Mirel Mërtiri)
Ilir Dedja, ose Klodian (Mirel) Mërtiri është një emër që gjendet në historinë e re të inceneratorëve të mbetjeve urbane në Shqipëri. Ai rezulton me lidhje në të tre inceneratorët, biznese që njihen formalisht me emrin e Klodian Zotos.
Klodian (Mirel) Mërtiri, i cili në Zimbabve është paraqitur me emrin Ilir Dedja, është një lidhje e ngushtë e biznesmenes Stela Gugallja, pronare e “Albtek Energy”, kompani e cila zotëron kontratën koncensionare të inceneratorit të Elbasanit.
Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrit në Shqipëri (QKR), Mirel Mërtiri rezulton administrator i kompanisë “C.G.C”. Kjo kompani kontrollohet në 70 përqind nga “Integrated Technology Service” e Klodian Zotos.
Kompania “C.G.C”, deri në vitin 2018, ka qenë në pronësi të Stela Gugallja.
Klodian (alias Mirel) Mërtiri rezulton të jetë bashkëpronar në kompaninë “EM Capital”, të regjistruar në Sofje, Bullgari, së bashku me Klodian Zoto dhe Eva Blushi.
Mirel Mërtiri është pronar i kompanisë off-shore ‘KL Group”, e regjistruar në Maltë.
Mirel Mërtiri është administrator i kompanisë “E.R One”, në pronësi të Stela Gugallja dhe kompanisë italiane ‘Energy Recuperator”, në pronësi të Ernesto Granelli.
Ernesto Granelli rezulton të jetë një nga bashkëpunëtorët e Klodian Zotos në kompaninë “Integrated Technology Service”, e regjistruar në Hollandë dhe që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës.