Ruajtja e distancës fizike/ Ish deputetja: Rama të shpjegojë pse ligji nuk paska fuqi mbi Erion Veliajn

0
266

Albana Vokshi, ish-deputetja e PD, ka reaguar ndaj manifestimeve të fuqishme në rrjetet sociale të kryebashkiakut Erion Veliaj, me takime, me foto, me video, për gjoja popullaritetin e madh që gëzon. E gjitha kjo, në një kohë kur kryeministri Rama kërcënon për ndalimin dhe ndëshkimin e atyre që mblidhen për të protestuar.

“Me Edi Ramën, ligji në Shqipëri zbatohet ndryshe për qytetarin, – shkruan Vokshi në Fb, – dhe ndryshe për pushtetarin!

Pak ditë më parë, Edi Rama i kërcënoi qytetarët me kthimin e karantinës, me gjobitje e me mbyllje biznesi, nëse nuk zbatojnë masat anti-COVID. Por ligji nuk funksionon për Erion Velinë, duke e nxjerrë zbuluar policinë politike të Edi Ramës.

Erion Veliaj ka shpërndarë me dhjetëra foto me grumbullime të mëdha fëmijësh. Aty ka vetëm propagandë, por nuk ka asnjë distancim social e fizik, nuk është zbatuar asnjë masë anti COVID për të cilat flet Edi Rama.

Kryeministri gënjeshtar duhet t’u thotë shqiptarëve pse arreston dhe gjobit nxënësit, studentët, qytetarët, opozitën që kërkojnë të drejtat, duke mos i lejuar me pretekstin e virusit, ndërsa Erion Veliaj që abuzon me fëmijët, nuk ndëshkohet?

Edi Rama duhet të shpjegojë pse ligji nuk ka fuqi mbi Erion Velinë ose të heshtë dhe të ndalë kërcënimet për kthimin e karantinës dhe vendosjen e gjobave për qytetarët!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here