Shpullat e Komisionit të Venecias dhe logoreja e pandërprë e Ballës…

0
166

Nga Dritan Kaba

Ne konferencen e tij per shtyp Taulant Balla, u mundua te na shpjegonte sa i kane dhimbt shpullat syve te Komisionit te Venecias!

Jo me dhimbti!
Jo nuk ja zuri mire!
Jo po ishte pak e forte!
Jo po ai qe gjuante e njihja si fytyre!
Jo po te dale nga lagjia ime!

Opinionet e Venecias ishin qartesisht nje pasqyre e antikushtetutshmerise se Rilindjes!

Dua t’i kujtoj SPAK se ne Opinionet e Venecias gjenden qarte shkeljet kushtetuese dhe ligjore te Dvoranit, qe ju keni 8 muaj qe nuk po “i gjeni” dot! Nese nuk arrini te zbardhni kete çeshtje, e cila eshte e paster si drita e diellit, si mund te presim te zbuloni aferat e korrupsionit dhe te na zbuloni lidhjet e Krimit te Organizuar me banden ne pushtet?!

Ndersa pjesa me e dhimbshme ishte kur shihja ata gazetaret qe i kishin çuar pronaret te rrinin si ne heshtje para mashtrimeve dhe idiotesive te artikuluara me aq qetesi nga Balla! Pyetje te porositura nga stafi i Rilindjes, te lexuara ne disa raste edhe me dridhje zeri nga gazetaret e detyruar!

Çasti me qesharak ishte artikulimi nga ana e Taualantit per hapjen “drites jeshile” te Komisionit te Venecias per ligjet e paketes “antishpifje”, qe u denuan me force edhe nga KE,. Kundershtimi ndaj ndryshimeve antidemokratike te Parlamentit se “gjese se gjalle” ishte evident edhe pa asnje ekuivok, gazetaret ne ate çast duhej te ishin ngritur e te braktisnin ate totollak! Ai po artikulonte se si do i denonte me burg ata qe ishin aty, per nje sekuence filmimi, per nje fjali, per nje fjale, per nje germe!

Edhe gazetaret jane bere pjese e Shumices se Heshtur, kur ne fakt duhet qe ata t’i japin ze asaj! Por ne asnje moment nuk i ve faj! Nen kete autokraci gjithkush mund te frikesohet, se ndryshe e vetmja zgjidhje do te jete rruga e emigrimit!

Ata tashme jane kthyer ne te pagoje para mashtrimeve te paskrupullta qe e bejne te bardhen te zeze! Shume pak kane guxim te bejne pyetjet e tyre! Ndaj Opozita e Bashkuar duhet te kete nje nga kolonat e Programit te saj çlirimin e gazetareve nga vargonjte e Censures se Bukes se Gojes!

Dhe e fundit Balla cilesoi se nuk jane aq keq sa duken Opinionet e Komisionit te Venecias, se ato jane te perkthyera gabim!!! Nuk ka faj gjuha vete ku dhemb, dhembi! I kujtohet si bashke me Euralius-in çuan te deformuar ne anglisht Kushtetuten e Shqiperise, pikerisht ne Komisionin e Venecias! Nje skandal qe ende nuk ka asnje fajtor para drejtesise, vendas apo i huaj qofte!

Per diçka duhet vleresuar realisht Taulanti, nuk mund te gjesh asnje tjeter, qe te thote aq mashtrime, idiotesi dhe broçkulla pa u menduar fare per veten e tij! Ketu ka konkurent vetem Veliajn. Askend tjetër!

Sot Balla me nje arrogance te pashembullt dhe nje karshillik prej fodulli te peshtire, u tregoi shqiptareve parathenien e fundit te pashmangshem te Rilindjes!
Per kete nje ndihme te çmuar, pa asnje ironi, dhe gazetaret qe e lane te artikulonte logirene e tij lirisht!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here