Këtë të martë, më 23 qershor, shqiptarja e lindur në Prizren të Kosovës, Ylfete Fanaj do të zgjidhte kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit. Ky hap vjen pasi që një vit më parë ajo qe zgjedhur nënkryetare e këtij parlamenti. Prej disa vitesh ajo ka qenë edhe kryetare e Grupit Parlamentar të SP-së në parlamentin në fjalë, shkruan albinfo.ch
Është politikanja e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur në një asamble komunale dhe pastaj edhe në një parlament kantonal, në Zvicër. Nga viti 2011 është deputete në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, ndërsa në vitin 2007 ishte zgjedhur për herë të parë këshilltare në Asamblenë e qytetit të Lucernit.
Me këtë përvojë në politikë, Ylfete Fanaj është një emër me peshë në politikën e kantonit të saj e më gjerë.