‘S’mund të ketë zgjedhje të lira me Ramën kryeministër, duhet qeveria kujdestare’

0
169

Partitë e vogla, jashtë dhe brenda parlamentit, i kanë intensifikuar përpjekjet për të përfshirë në reformën zgjedhore kërkesat e tyre, si uljen e pragut elektoral, listat e hapura apo ndalimi i financimeve të partive nga shteti. Megjithatë, përpjekjet e tyre deri më tani nuk janë marrë parasysh. Për të folur më gjatë mbi kërkesat e partive të vogla dhe strategjinë që ato do të ndjekin në përmbushjen e tyre, studioja e “60 minuta” te TV Scan kishte ftuar kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Z.Mediu e ka hapur fjalën e tij duke shprehur se kërkesa kryesore e Partisë Republikane janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si e vetmja mënyrë për të rrëzuar një regjim antikushtetues. Më tej, Z.Mediu ka theksuar se qeveria tranzitore është një kusht i panegociueshëm, dhe bashkë me partitë e vogla opozitare ka propozuar gjithashtu lista të hapura, duke nënvizuar propozimin e tij se Basha nuk duhet tërhiqet nga kërkesa për qeveri kujdestare. “Nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Ramën kryeministër, ndaj një qeveri kujdestare është e domosdoshme dhe Basha nuk duhet të heqë dorë nga kjo” është shprehur Mediu.

Lidhur me Partinë Demokratike dhe reformën e derimëtanishme zgjedhore, z.Mediu ka theksuar se PD është boshti kryesor opozitar. “Lulzim Basha është lideri kryesor i opozitës dhe mbështetja është e dyanshme. Identifikimi biometrik është një arritje e mirë e marrëveshjes deri më tani, por Rama gjithsesi do bëjë çmos që edhe kjo të mos zbatohet”.

“Edi Rama ka pushtet të plotë për të miratuar marrëveshjen për zgjedhoren, është përgjegjësia e tij ta kalojë dakordësinë në parlament, kjo nuk është përgjegjësi e opozitës jashtëparlamentare.”, ka thënë Mediu lidhur me vullnetin e kryeministrit mbi reformën zgjedhore.

“Moslejimi i koalicioneve parazgjedhore dhe rritja e pragut elektoral në 5% janë lojë e pisët politike nga Rama. I bëj thirrje çdo deputeti të përgjegjshëm në parlament apo njeriu të përgjegjshëm në politikë mos ta lejojë kthimin e këtyre ideve në realitet”, ka përfunduar kreu i Partisë Republikane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here