Parlamenti Evropian mblidhet sërisht për Teatrin, Malaj: Tashmë ka ardhur ora të thuhen dhe të njihen ca te vërteta

0
160

Ish deputetja e LSI Nora Malaj, ka reaguar pas lajmerimit te Parlamentit Europian, i cili njoftoi se neser do te diskutoj per situaten aktuale ne Shqiperi, duke theksuar shqetesimin per shembejn e Teatrit Kombetar, i cili sipas PE, eshte rrenim i trashegimise kulturore, dhe do te veshtiresoj dialogun me Tiranen.

Postimi i plote:

Përsëri për Teatrin në Parlamemtin Europian!
Nesër Parlamenti Evropian mblidhet sërisht për Teatrin.
Kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian z. David McAllister vë në dijeni se nesër, me datë 22 Qershor, në rendin e ditës të komisionit nën pikën 10 është dhe shkëmbimi i ideve rreth situatës aktuale në Shqipëri.

Gjithashtu ai vuri në dukje shqetësimin e tij, rreth faktit dhe mënyrës sesi u krye shembja e teatrit dhe nenvizoi se shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën (qeverinë shqiptare).

Takimi i komisionit parlamentar mund të ndiqet dhe online. Kush ka dëshirë është i ftuar ta ndjekë atë nga ora 16:45 deri në orën 18.45 nën linkun e mëposhtëm:
https://multimedia.europarl.europa.eu/…/afet-committee-meet…

Kur të kalojnë disa vite historia do të shkruaj se Teatri Kombëtarë u ndërtua në kohën e pushtimit fashtistë , por u prish në kohën e udhëheqjes së paeudo Rilindjes , që mund të quhet pa frikë, në kohën e neofashizmit. Se kjo qeveri veproi turpërusht dhe me djallëzi , duke treguar sesa e dobët dhe e paaftë , trashëtare ishte.
Tashmë ka mbrritur ora të thuhen dhe të njihen ca te vërteta që dhëmbin edhe para ndërkombëtarëve, në shkatërrimin e dhimbshëm të trashëgimisë kombëtare nga qeveria e hajnve ! ????

Fotografia e Nora Malaj
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here