“Presidenti përmbushi detyrimet e tij kushtetuese”, Xhixho: Venecia foli qartë se kush e donte kapjen e Gjykatës Kushtetuese

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, ka reaguar sot në rrjetet sociale për draftin përfundimtar të Komisionit të Venecias,  për emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese .

Xhixho shprehet se, vendimi i Komisionit te Venecias mbrojti Kushtetutën dhe nxorri në pah qartë se, kush synonte ta respektonte atë në gërmë e në frymë si ligji themelor i vendit dhe kush donte ta përdorte atë, për ta kapur dhe uzurpuar institucionin më të rëndesishem të sistemit të drejtësisë

Reagimi i plotë:

Kushtetuta e Republikës ishte mjaft e qartë dhe nuk linte asnjë hapsirë për interpretim kur fliste për emërimin e gjyqtarëve të gjykatës Kushtetuese nga organet e emërtesës qoftë Presidenti apo Kuvendi.

Detyra e vetme e këtyre organeve ishte zbatimi me korrektësi i saj gjë që Presidenti i Republikës e bëri duke përmbushur detyrimet e tij kushtetuese. Nderkohë Kuvendi dhe maxhoranca duke përdorur KED nuk kishte interes zbatimin e saj, por kapjen e Gjykatës Kushtetuese .

Vendimi i Komisionit te Venecias mbrojti Kushtetutën dhe nxorri në pah qartë se kush synonte ta respektonte atë në gërmë e në frymë si ligji themelor i vendit dhe kush donte ta përdorte për ta kapur e uzurpuar institucionin më të rëndesishem të sistemit të drejtësisë .

Tani Venecia foli e të gjithë duhet të heshtim duke kuptuar që ka ardhur koha që vendi yne që aspiron të bëhet pjesë e BE duhet më së pari të zbatoj ligjet e tij për të ndertuar Shtetin e së Drejtës dhe forcuar demokracinë.

“Presidenti përmbushi detyrimet e tij kushtetuese”, Xhixho: Venecia foli qartë se kush e donte kapjen e Gjykatës Kushtetuese

Nga dhimbja e kokës te problemet me

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko