Shtimi i rasteve me covid-19/ Revoltohet mjeku: Nuk e ka fajin populli për përhapjen e Covid, por QSUT

Mjeku Petrit Vargu, ne nje status ne rrjetet sociale shprehet i revoltuar me faktin se, qeveria po ja lë qytetarëve fajin për përhapjen e koronavirusit Covid-19.

Me një status në rrjetet sociale, Vargu shkruan se fajtorë për përhapjen e sëmundjes është Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Reagimi i plotë i mjekut Petrit Vargu:

I vetmi vend i botes, ku sipas pushtetit, fajin per perhapjen Covid e ka populli. Megjithate faktet jane kokeforta. Burimet e infeksionit nuk jane supermerkatat apo plazhet, por QSUT-ja qe menaxhohet totalisht nga qeveria.

Boll me keto farsa, o e vetmja ministri shendetesie ne bote qe nuk keni bere nje autopsi! Mos valle dhe per kete gje ua ka fajin populli?

Kur paturpesia, bashkohet me māshtrimin, nuk mund te quhet dot profesionalizem, sado te pompohet me propagande.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko