Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel po diskutohet për 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të çelur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Andi Bushati: Është proces që ka nisur që nga Bundestagu gjerman, dhe e dinim rrugën që po merrte shtyrja e procesit për Shqipërisë. Duket që shtetet anëtare kanë qenë të pakënaqur me raportet e Komisionit Europian. E keqja është që kushtet kanë ardhur duke u shtuar e shtrënguar. Ky është lajm i keq për shqiptarët.
Eni Vasili: Rama thotë që nuk ka kaq shumë kushte
Andi Bushati: Kjo s’është çështje gallate, se këtu bëhet një karagjozllëk i madh. Ata që kanë votuar në PE është shumicë goxha më e gjerë se sa aleatët e PD.
Mentor Nazarko: Ka patur një mbledhje e Këshillit Europian në mars dhe janë vendosur 3 kushte. Këto janë pjesë e një resolute të PE të disa pikave që nuk janë të detyrueshme. Rama luan me këtë do me thënë. Që janë disa pika por jo kushte të detyrueshme.