Hidhet nga ballkoni i banesës, gjend vdekjen rrugës për në spital…

0
145

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm ku një 31-vjeçar dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës e për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi me inicialet U.Xh., banues në lagjen “Beqir Dradha” në qytetin e Elbasanit dyshohet se ka kryer vetëvraásje ndërsa pas rënies nga ballkoni i banesës, është nisur me urgjencë për në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Ende nuk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat që e çuan të riun drejt një akti të tillë.

“Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, shtetasi U.Xh., 31 vjeç,  është hedhur nga ballkoni i banesë së tij nga  kati i katërt i një pallati dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here