“Keqqeverisja dhe arroganca e Ramës ka alarmuar Europën”, Kërpaçi: Atdheu është marr peng nga një grupim me synime antikombëtare

0
127

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi ka reaguar ne Facebook rreth mbledhjes se sotme te Komisionit per Marredheniet me jashte ne PE.

Kërpaçi shprehet se keqqeverisja, arroganca dhe papërgjegjshmëria e qeverisë ka alarmuar Europën.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin Europian u shpreh qartë se plotësimi i 15 kushteve është kusht për vazhdimin me konferencën e parë ndërqeveritare! Mohimi i 15 kushteve nga kryeministri, është një akt i rrezikshëm i bërë me qëllim për të dështuar hapjen e negociatave!E thënë qartë dhe thjeshtë:
‼️Pa plotësimin e 15 kushteve nga ana e qeverisë, nuk ka Integrim në Europë‼️
Teksa dëgjoja eurodeputetët të flisnin për Shqipërinë u ndjeva keq që modeli i kryeministrit për mbështetjen e grupeve kriminale, e etiketon vendin tonë si vendi më i korruptuar dhe me influencë të grupeve kriminale! Keqqeverisja, arroganca dhe papërgjegjshmëria e qeverisë ka alarmuar Europën dhe bëri që me të drejtë eurodeputetët të ngrinin me shumë shqetësim hetimin e autorëve të dhunës ndaj protestueve të Teatrit Kombëtar! Pa marrë fund pandëshkueshmëria e atyre që e përdorin pushtetin për të dhunuar qytetarët dhe të drejtat e tyre, nuk mund të ketë BE!
Shqipëria, atdheu jonë me të rinj të shkëlqyer është marr peng nga një grupim që me synime të errëta dhe antikombëtare po e largon Shqipërinë nga BE!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here