Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nesër për shkak të punimeve në disa fidera të nënstacionit të Selitës do ketë ndërprerje energjie në Tiranë.
Dy zonat që do të preken janë pjesërisht rruga ‘’Muhamet Gjollesha’’ si dhe rruga ‘’Sandër Prosi’’.
NJOFTIMI NGA OSHEE
Pershendetje. Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 23 qershor
Për shkak të remontit të planifikuar në disa fidera të NST Selitë, në datën 23 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-11:00 dhe 11:00-13:30 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë
Pjesërisht rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sandër Prosi”
(BalkanWeb)