PE kritika Shqipërisë/ Dade: Qeveria jo vetëm nuk mori seriozisht 15 kushtet por i mohoi ato

0
121

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, tha për Rtv Ora se i gjen me vend kritikat e eurodeputetëve dhe kritikon qeverinë se jo vetëm nuk i mori seriozisht plotësimin e këtyre kushteve por mohoi ekzistencvën e tyre.

Arta Dade: Vërejtjet janë të përfshira dhe në 15 kushtet që ju shtuan rezolutës për zgjerimin dhe nuk u morën shumë seriozisht nga qeveria. Shkuan aq larg sa ti mohonin dhe të thonin se nuk ka 15 kushte për të çelur negociatat. Ndonjë nga kushtet edhe është vënë në rrugën e zgjidhjes por rezulton jo efikase në zbatueshmëri. Eurodeputetët janë në të drejtën e tyre që të artikulojnë këto rezerva lidhur me plotësimin e kushteve. Duhen shtuar përpjekjet nga mazhoranca, ka edhe opozita rolin e vet, besoj se me ngritjen e institucioneve të drejtësisë dhe e ashtuquajtura reformë zgjedhore, për mua nuk është reformë zgjedhore, janë axhustime kozmetike për administrimin e zgjedhjeve ditën e zgjedhjeve.Me rëndësi është që erdhën në një emërues të përbashkët. Një nga arsyet që na ka mbajtur larg axhendës europiane ka qenë edhe konfliktualiteti politik.

Lidhur me qëndrimin e eurodeputetit francez, Thierry Mariani, i cili teksa tha se Franca është kundër zgjerimit  e përshkroi Shqipërinë si pikë qëndrore të influencës turke, Dade thotë se në këtë perspektivë Shqipëria është një vlerë për BE.

Arta Dade: Për deputetin francez që e cilëson Shqipërisë si një vend ku influenca turke është e skajshme, mendoj se nuk është një arsye. Do ta shikoja në kuadrin e shkeljes së të drejtave të njeriut, Shqipëria është anëtare dhe ka nënshkruar një sërë konventash që duhet të kishin krijuar pengesa që të mos ekstradoheshin ata shtetas turq që u kërkuan nga Ankaraja. Në këtë drejtim mund të ketë të drejtë. Ndërsa sa i takon influencës turke, Shqipëria është një vend që edhe gjeografikisht është një rrugëkryq mes Europës Perëndimore dhe asaj Lindore. Së dyti vetë formacioni në kuptimin e përkatësisë fetare na bën një vend jo vetëm, interesant por edhe shembull për tolerancën europiane. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE nga kjo perspektivë do ti shtonte vlerat lidhur me mendjen e hapur që kemi sa i përket pranimit të tjetrit që praktikon një fe ndryshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here