Eurodeputeti gjerman Bernhard Zimniok, në mbledhjen e Parlamentit Europian ditën e sotme (22 qershor) shprehet se duhet që të ndalojnë dërgimin e parave në Shqipëri.
Ai i druhet një eksodi shqiptar në Europë duke deklaruar se ka disa studime që tregojnë se nëse Shqipëria hyn në union, shtetasit shqiptar ka një tendencë të madhe për tu larguar nga vendi e për të punuar në shtetet evropiane.
Bernhard Zimniok: Kam 3 pyetje. Nëse po flasim për korrupsionin duket se zyrtarë të lartë shumë rrallë çohen në gjykatë përpara drejtësisë. Shqipëria është klasifikuar si vendi më i korruptuar. E njëjta gjë vlen edhe për krimin e organizuar. Ka studime që tregojnë se nëse Shqipëria futet në BE pjesa e njerëzve që që kërkojnë punë, do të ishin të gatshëm që të linin vendin për të punuar në vendet e BE-së. Sa i përket Shqipërisë ne mund ti frikësohemi një eksodi. Ka dhe probleme sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me Turqinë. Turqia po e përdor Shqipërinë si një urë drejt Europës. Turqia po e bën këtë në kuadër të pajisjeve ushtarake. Në fund të ditës, unë nuk mendoj se Shqipëria nuk mund të implementojë reformat e duhura. Mendoj se nuk duhet të dërgojmë më shumë para në Shqipëri. T’i mbyllim negociatat dhe të kuptojmë se duke sjellur Shqipërinë brenda sjell probleme.