I shkarkuari Dvorani sulmon KLGJ-në dhe udhëzon KED-në…

0
132

Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani i ka dërguar një letër ish-kolegëve të këtij institucioni, duke iu kërkuar që të organizojnë sa më shpejt mbledhjen e radhës për shqyrtimin e kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese.

Edhe pse i shkarkuar, ai jep udhëzime për KED dhe sulmon edhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Edhe pse e quan antikushtetuese nismën e Presidentit Meta për të dërguar në Këshillin e Lartë Gjyqësor shqyrtimin e mandatit të tij në Gjykatën e Latë dhe vendimin e këtij të fundit për të ndërprerë mandatin e tij në këtë gjykatë, rrjedhimisht edhe në KED, Dvorani thotë se kjo nuk duhet të pengojë punën e KED.

“Në këto kushte, përtej pengesës së shkaktuar veprimtarisë së KED që nga fillimi i muajit Prill nga “nisma” antikushtetuese e Presidentit për të vënë në lëvizje KLGJ-në, vlerësoj se edhe kjo vonesë dhe zvarritje e pakuptimtë nga ana e KLGJ-së, nuk duhet të vijojë të sjellë vonesa të mëtejshme në realizimin e mbledhjeve dhe kryerjen e veprimtarive të KED, ndërkohë që prej shumë e shumë javësh relatimet lidhur me kandidaturat për dy vendeve vakante janë në pritje për shqyrtim në mbledhjen e KED.

Prandaj, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr.115/2016 dhe në aktet nënligjore normative dhe rregullatorë të KED,  do të kërkoja nga Zëvendëskryetarja e KED 2020, znj. Vitore Tusha, si edhe nga anëtarët e tjerë të Këshillit të vlerësojnë menjëherë të gjitha këto rrethana, të marrin nismat përkatëse dhe të kryejnë veprimet e nevojshme paraprake për njoftimin e kandidatëve lidhur me relacionet e përgatitura për gjetjet në procedurat e verifikimit të kandidaturave të tyre, si edhe për të përcaktuar menjëherë thirrjen e mbledhjes së KED me rend dite shqyrtimin e gjetjeve në procedurat e verifikimit të kandidaturave për një vend vakant, vakancë e parakohshme, të shpallura nga secili organ emërtese, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës”, shkruan Dvorani në letrën dërguar ish-kolegëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here