Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun dhe më të komentuar.
I ftuar në ‘NIN’ së fundmi, Ledri ka treguar se historia e tyre lindi krejt rastësisht. Ai thotë se disa shoqe të saj që e kishin qejf si këngëtar shkuan ta takonin në prapaskenë dhe reperit i pëlqeu me shumë Sara. Te kjo e fundit këngëtari u ‘tërhoq’ më shumë nga sytë dhe karakteri.
‘’Së pari më kanë pëlqyer sytë i ka shumë të bukur, karakteri dhe çfarë njeriu është. Nganjëherë me disa njerëz thjesht click, bëhesh shok edhe të ec. Gjërat e pasforcuara nganjëherë zgjasin më shumë..“-u shpreh Ledri. Ndër të tjera, këngëtari zbuloi se kënga ‘Trandafil i zi’ është një dedikim për Sarën dhe njëkohësisht e preferuara e saj