Shoqata e Transporti Urban ka dalë në protest ditën e sotme edhe pas lejimit të punës pasi kërkojnë plotësimin e disa kërkesave kryesisht financiare.
Por Policia nuk i ka lejuar që të afrohen tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë duke i thënë punonjësve se nuk lejohen tubime të paligjshme. Protestuesit janë ndaluar tek Sheshi Skënderbej ku dhe janë shoqëruar 5 persona.
‘’Nuk ia kemi dalë fare. Ato pagën e luftës siç e morëm e lamë në drita dhe ujë. Duam një ndihmë financiare të dytë. Siç mori biznesi 3 paga. Ne 40 mijë lekë për 5 muaj. ‘’- tha një punonjës.
‘’Kemi dalë për të protestuar, për bukën e kalamajve. ‘’- shtoi një tjetër.
‘’Kryeministri të marrë masa sa më parë për transportin urban. S’ka mundësi. Atë e keqinformojnë se po ta dinte këtë gjë do i jepte zgjidhje.’’- tha një punonjës tjetër.