Në një reagim në Facebook, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu shprehet se ligji i qeverisë “Rama” për përdorimin e monedhave virtuale është i parakohshëm dhe krijon hapësira për pastrim parash.
“Shqipëria ka shënuar regres në dy drejtimet që Presidenti përmend në argumentet e tij se Bitcoin krijon më shumë hapësira për pastrim parash dhe shmangie të detyrimeve fiskale. Ligji për Bitcoin absolutisht i parakohshëm…!!!”,- shprehet Spahiu.