Forumi Rinor i PD i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe i ka uruar partisë simotër gjermane CDU, 75-vjetorin e themelimit.
Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, shkroi sot në Fb:
“CDU, një prej partive më të mëdha në Europë dhe një ndër mbështetësit kryesorë të Partisë Demokratike dhe integrimit të Shqipërisë në BE, feston sot 75-vjetorin e themelimit.
Liderë të tillë si Konrad Adenauer, Ludëig Erhard, Angela Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer etj., kanë dhënë një kontribut shumë të madh në zhvillimin dhe ridimensioninin e politikave europiane dhe për këtë iu jemi mirënjohës.
Miqtë tanë gjermanë kanë qenë në çdo moment në krah të së mirës dhe zhvillimit të Shqipërisë, ndaj sot dua të falenderoj dhe t’i uroj partisë sonë simotër vetëm suksese! Ju jeni shembulli ynë!”