Gjykimi kthehet në pikën “zero”/ Tahiri: Nuk e prisja, drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi

0
148

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një prononcim për mediat pas lajmit se procesi i tij do të kthehet në pikën zero, tha se drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi.

Tahiri shprehet se njerëzit mund të thonë çfarë të duan, por se nuk ka bërë asnjë faj.

“Është padrejtësi sipas aksiomës se drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Unë i dërgoja presidentit emrat e gjyqtarëve çdo 2 javë kur isha ministër. Nuk kam bërë asnjë kompromis me askënd. Mua më intereson drejtësia.

Kam luftuar, ndonëse pa asnjë diskutim kam bërë gabime, ka nga ata që thonë se janë futur në burg persona që janë në birucë vetëm për ndërtim pa leje e nuk është ky. Por unë nuk kam bërë faj”, tha Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here